PHP X-Ray – Monitorimi i Performancës së Faqes Web
Kur një faqe interneti ngadalësohet, zakonisht ka një problem me sistemin e saj të menaxhimit të përmbajtjes. Për të rikthyer performancën, dikur ishte e nevojshme të hytje thellësisht në instalimin e saj WordPress, Joomla ose Drupal dhe të diagnostikohej problemi manualisht. Tani problemet e performancës mund të identifikohen menjëherë duke përdorur mjetin tonë të quajtur PHP X-Ray.
PHP X-Ray ofron informacion të detajuar mbi pengesat e performancës që lidhen me CMS-në. Nëse një faqe ka plugin-e, kërkesa të databazës, funksione ose thirrje të jashtme të ngadalta, ky mjet i ri ndihmon në identifikimin e problemit bazë.
PHP X-Ray u zhvillua posaçërisht për të diagnostikuar problemet e performancës në faqet e internetit të bazuara në PHP, si:
• Plugin të ngadalta.
• Kërkesa të ngadalta të bazës së të dhënave.
• Funksione të ngadalta.
• Thirrje të ngadalta të jashtme.
Më poshtë janë udhëzimet se si ta përdorni për të rregulluar një faqe interneti të ngadaltë.
1. Për të filluar, identiftohuni në cPanel dhe klikoni ikonën X-Ray.

2. Klikoni Filloni gjurmimin.

3. Zgjidhni domainin e dëshiruar për të bërë traceroute.

4. Specifikoni URL-në e saktë të dëshiruar ose përdorni një wildcard (*) për të gjitha.

5. Tani vizitoni faqen tuaj të internetit për të simuluar trafikun e botës reale, në mënyrë që gjurmimi të mbledhë të dhënat e nevojshme.
6. Tani mund t’i shihni rezultatet tuaja duke klikuar mbi ikonën e shikimit.

7. Ju do t’i shihni rezultatet sipas renditjes së më të ngadaltëve të parët. Klikoni mbi rezultatin për të hyrë në detaje të të dhënave të gjurmës (trace data).

8. Këtu mund të shohim të gjitha rezultatet.

Nëse, për shembull, një nga plugin-et e WordPress përdor shumë resurse, do ta shihni këtë këtu. Çaktivizoni plugin-in përmes ndërfaqes së administrimit të WordPress. Vizitoni faqen përsëri dhe bëni disa kërkesa të tjera. Faqja duhet të ngarkohet më shpejt se më parë. Faqja e Detajeve nuk duhet të tregojë asnjë problem performanci.
Tani duhet të keni një ide të qartë se çfarë po shkakton problemin dhe si të filloni me debug-imin e tij.
Të dhënat e mëposhtme mblidhen për çdo kërkesë:
- Modulet/pluginet e softuerit sipas kohës së ekzekutimit (vetëm për pluginet e WordPress)
- Pyetjet e bazës së të dhënave sipas kohës së ekzekutimit
- Kërkesat e jashtme sipas kohës së ekzekutimit
- Funksione të tjera të sistemit sipas kohës së ekzekutimit
Filloni krijimin e një website-i profesional me CloudyHost, dhe mund të monitoroni performancën e website-it tuaj duke përdorur PHP X-Ray.